Një lajm i pazakontë ka pushtuar ditën e sotme mediat braziliane, teksa raportohej se ish-futbollisti i Interit, Adriano kishte ndërruar jetë.

Krah lajmit, u publikua dhe një foto, ku shfaqej një person i cili i ngjante shumë futbollistit, i veshur me fanellën e klubit brazilian Flamengo. Ai në dukje ishte pa ndjenja.

Por sa e vërtetë ishte kjo histori?

Lajmi ne ka hedhur poshtë vetë lojtari, i cili nëpërmjet një postimi ka treguar se është në gjendje shëndetësore shumë të mirë , e po ashtu ka ironizuar mediat.

“Fantazma e Adrianos po ju flet”- shkruan ish-lojtari i kombëtares braziliane.

Nuk është hera e parë që ish-futbollisti detyrohet të mohojë vdekjen e tij, pasi edhe para dy vitesh, sërish në rrjetet sociale, u njoftua vdekja e tij.