Ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është zyrtarisht nën akuzë për paratë që i ka dhënë his-yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në mënyrë që kjo e fundit ta mbante të fshehtë lidhjen e tyre jashtë martesore. • Të martën, Trump pritet të dalë në gjyq, duke u bërë kështu i pari President i SHBA-ve që vihet nën akuzë për një vepër penale. • Daniels pretendon se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me ish-presidentin dhe ishte paguar për të heshtur. • Trump e ka mohuar me forcë këtë dhe e ka cilësuar aktakuzën një “persekutim politik” Ai ndodhet në Florida, por pritet të dalë të martën e ardhshme në një gjykatë në Nju Jork.





