Nga Shkëlqim Llanaj, mësues, studiues, intelektual

Ndajfoljet e përdorshme në gjuhën shqipe të pjerardhura nga gjuhë të huaja dhe që mund të zëvëndësohen me fjali sinonime pasi shumë herë dalin të panevojshme.

Përkujtesë e shkurtuar

Kush përfiton nga tjetërsimi i pandalshëm i futjes me dhunë në gjuhën tonë shqipe ?
Kush buzëqesh nga harresa e qindra e mijëra fjalëve të gjuhës shqipe duke i zëvendësuar me fjalë të huaja që më së shumti janë të pakuptueshme për shumë shqiptarë të të gjitha trojeve shqipfolëse ?

Si mundet shoqëria shqiptare e të gjitha shtresave të ndjekë me gjakftohtësi “vetvrasëse” tjetërsimin e gjuhës tonë të shenjtë shqipe që ajo të arnohet çdo ditë,çdo muaj apo vit me fjalë të huaja të panevojshme. Por siç duket fjalët e huaja janë të nevojshme për ata që vetëdijen gjuhësore për gjuhën tonë amtare që është sa e lashtë aq edhe e shenjtë,e kanë cunguar.

Në botimin e dytë të fjalorit tim që emërtohet: Fjalor këshillimor për pastërtinë e gjuhës shqipe (i ndrequr,i plotësuar dhe i pasuruar), i cili më ka kushtuar disa vite pune, përmbledh mbi dhjetëmijë fjalë të huaja që nuk duhen të përdoren pasi në secilën prej tyre gjënden sinonimet përgjegjëse në gjuhën shqipe.

Do të dëshiroja të radhisja në këtë përkujtesë vetëm ndajfolje të përdorura në fushat e gjithanshme kulturore, politike, shoqërore.

1.Absolutisht (nga lat. absolūtus – i përsosur,i mbaruar…It-assolutaménte ) = patjetërsisht,medoemos ( domosdo’),pashmangshmërisht ( pashmangmësisht),afërmendsh (afërmendjes)….
2.Automatikisht ( prej fr.automatique.It automaticamente) = (fig) papërgjegjshmërisht ( në mënyrë të pandërgjegjegjshme ose të pavetëdijshme ) vetvetiu,menjëherë ( aty për aty ,pa humbur kohë,sakaq) padashur ( në mënyrë të pavetëdijshme,vetvetiu ) përnjëhershëm,menjëhershëm ( papritmas )
3.Aktivisht ( nga lat.”activu, prej foljes “agere” bëj. It.attivamente ) = gjallërisht,veprueshmërisht,zhdërvjellësisht ( në mënyrë të zhdërvjellët ) ( fig.) shpirtërisht ( që vepron e punon me gjithë zemër ),hovshëm ( me hov ),vrullshëm ( me vrull) ( fig) papërtueshmërisht ( në mënyrë të papërtueshme )
4.Brutalisht ( nga lat.” Brutàle,prej brutūs- i shëmtuar, it.brutalmente.) = egërsisht,kafshërisht, ( në mënyrë kafshërore) ashpersisht ( në mënyrë të pasjellshme) shenjerzisht ( në mënyre shnjerzore ) ,dhunisht ( në mënyrë te dhunshme ),trashë,rëndë, (aspërsisht),shpirtkeqsisht,vrazhdë.
5.Emocionalisht ( nga fr. émotion prej foljes “emouvoir”-mbeten në lëvizje,nxit,cys …) = Thekunisht ( ndajfoljëzim I fjalës “thekunia” . Shih Fj. i Gj.Shq.të Mehmet Elezit . Sht.Bat “Gjergj Fishta “2006.
Në mënyrë të thekshme,thekshëm,prekshëm,mallëngjyeshëm,ngashërues,tronditës
( tronditshëm në mënyrë tronditëse ) , prekshmërisht ( prekshëm ).
6.Esencialisht (nga lat. “essentia,”-thelb. It.essentialmente)= (filoz.kimi…) thelbësisht, parimisht ( në mënyrë parimore) ,qenësisht (në mënyrë qenësore), rrënjësisht, brendësisht (thelbësisht).
7.Negativisht (nga lat. “negativë, prej foljes” negare. It. Negativamente- mohoj, hedh poshtë…)= mohimisht (mohueshëm), jokimisht (ndajfoljëzim I fjalëformes” jo si parashtesë mohore: në mënyrën mohore), papranueshëm (në mënyrë të papranueshme; mohisht), qortueshëm, mospranues, moskalues…
8.Pozotivisht (nga lat. “positive..prej positus.-vend, hapësirë…”It. Positivamente.)= pohimisht, mirë, pranueshëm, veprueshëm (në mënyrë vepruese pohuese dhe jo mohuese), besueshëm (në mënyrë të besueshme, të vërtetë).
9.Paralelisht (nga lat.”parallelu, prej gr.” Παράλληλα’, por me prejardhje It. paralelamente) (Fig) anash (krahas njëra tjetrës), njëkohësisht= (njëherazi, krahas. Dukuri që zhvillohen në një kohë dhe krahas njëra tjetrës), (fig) përbri, bashkëkohësisht, (fig) njësh (lëvizje e dy njerëzve, sendeve apo dukurive në mënyrë njëkohëshme krahas…), njëkohshëm, brinjazi.
10.Personalisht (nga lat.”persona,,marrë nga gjuha etruske-fytyrëse / mbulesë e fytyrës për të mos u njohur, që në it është “maschara. It. Personalmente)= vetisht (unë vetë, ndajfoljëzim i perem. vet. vetë), (togfj) për vete, (po qe për mua), vetë ; (togfj) un vetë, (un) përvete.
11.Potencialisht (nga lat. “potentia..It.” potenzialmente,)= fuqishëm, (fig) nxehtësisht; (fig) vendosmërisht…
12.Profesionalisht (nga lat. “professione- shpallje botërisht; zeje. It. Professionalmente)= zejtarisht, nxenesisht” (ndajfoljezim i nxënësja; në mënyra mësimore e të nxënit), shkathtësisht (në mënyrë të shkathët dhe të përvojtur, aftësisht) zotsisht (me zotësi, me aftësi…), (fig) djathtësisht (shkathtësisht…).
13.Proporcionalisht (nga lat. “proportionale,, prej proportio,, që është gjinorja e “ propartionis,,- përpjestim. It. proporzionalment) = përpjestimisht (në mënyrë të përpjesshme), barazisht (në mënyrë të barabartë), drejtësisht (në mënyrë të drejtë dhe paanësi), paanësisht (pa mbajtur anën e askujt), (fig ) drejtpeshueshëm (barazisht), bindshëm (në mënyrë bindëse pa anësi).
14.Progresivisht (nga lat.”progressur, që është pjesorja e shkuar e foljes progredi- përparoj, bëj përpara… It. progressivamente)= mbrothesish (ndajfoljezim I foljes “mbroth-eci përpara, përparoj)” (fig) mbarësisht, ritshmërisht (në mënyrë rritëse), ngadalësisht (ngadalë. It. gradualmente,,. Në Shq. ka hyrë “gradualisht; doradorës), njëpasnjëshmërisht (në mënyrë të njëpasnjeshme), (fig) pak nga pak (hap pas hapi, kohë pas kohe…)
15.Psikologjikisht (ndajfoljezim i fjalës gr. Ψυχολογικά që është dituria që hulumton dukuritë mendore njerëzore…It. psicologicamente.)= mendërisht, sjellshmërisht (ndajfoljezim I foljes “sjellje”) (fig) shpirtërisht;
16.Reciprokisht (nga lat. “reciproru- që kthehet në pikën e nisjes…, It. reciprocamente)= ndërsjelltas, (fig) huazi, këmbyerazi (herë njëri dhe herë tjetri), anasjelltas (si më ke, të kam; sa më do, të dua; sat ë jap më kthe…),dyanëshmërisht.
17.Frontalisht (nga lat. “frontiale”- i ballit, ballor, ballësor…It. frontamente)= ballësisht (në mënyrë ballore, ballazi), drejtëpërdrejtë, ballas, (togfj) ballë për ballë.
18.Respektivisht (nga lat. prej foljes respectare- shoh nga pas…, It. rispettivamente)= përkatësisht, (fig) drejtësisht, përkitazi, gjegjësisht.
19.Ritmikisht (nga gr. Ρυθμικά; it.ritmicamente,,) =ecurisht (në mënyrë të ëcuri, happashapshëm/ hap pas hapi), rrahjesisht (në mënyrë të lëvisshme sikurse rrahjet e njëkohëshme), kohëpaskohshëm (kohë+pas+kohshëm), vijimisht, gjithmonë, pandërprerë, përherë.
20.Sigurisht (nga lat.”secura” përbërë: se-pa+cura – shqetësim, ankth; it. sicuramente)= po, posi, patjetër, patjetërsisht, afërmendsh, doemos, domosdo, përjnjëmend, padyshimshëm (padyshim, Tq. “elferre”, ne shqip ka hyrë “helbete”), vetëkuptueshëm (në mënyrë të thjeshtë për ta kuptuar).
21.Simbolikisht (nga lat.”symbolicu” prej gr.συμβολικώς që rrjedh nga gr σύμβολο-kundërshenjë,kundërgjurmë.It.”simbolicamente” ) = mishërueshëm ( në mënyrë të mishërueshme,mishërueshmërisht ) ,përfaqësisht ( në mënyrë të përfaqësuseshme ),përzgjedhmërisht ( në mënyrë të përzgjedhur si pikë karhasimi ),dallueshmërisht ( dallueshëm . Në mënyrë sa për tu dalluar ),shkutimisht ( në mënyrë të shkurtuar sa për tu dukur dhe shkurt ) shprehshmërisht ( mëshirueshëm ),(fig) shkurtimisht.
22.Fshehtësisht ( në mënyrë të errët…It.”misteriosamente”.Në shqip ka hyrë : misteriozisht)
23.Verbalisht ( nga lat.”verbale” prej “verbum”- fjalë.It.verbalemnte) = gojarisht ( në mënyrë gojore sy më sy me zë ),gojas,gojazi,(togfj) vetëm për vetëm.
24.Specifikisht ( nga lat.prej foljes “specificare”,që rrjedh nga “species”-lloj + ficcare- fut ,shtie It.specificamente )= vecanërisht,posacërisht,sidomos ,njëherë(fig.togfj.) para së gjithash..
25.Spontanisht (nga lat.”spoantane” me prejardhje të errët –Spontaneamente)= Vetvetishëm ( në mënyrë të lirë pa shtysë apo ndërhyrje të jashtme) lirshmërisht,(fig) çiltërsisht (it.sinceramente..Ne shqip ka hyre :-sinqerisht )( fig) rrëmbimthi,drejtpërdrejtë, (fig )pakujtimas (paptrimas).
26.Minimalisht (nga lat.minimu,që rrjedh nga e njëjta rrënjë të : “minus”-më pak .It.minimalmento)= fare,aspak,pak.(tofjl) më e pakta ( më e vogla,më e ulta,të paktën,më pak,s’bëhet ) vogëlsisht ( ndajfoljëzim i fjalës : i vogël ) pakësisht ( ndajfoljëzim i fjalës :“pak”)
27.Totalisht (nga lat.totale ,prej tótu-i gjithë ,i tërë.It.totalmente) = tërësisht,plotësisht,gjithsej,tërësoj,tejembanë,katërcipërisht,kryekëput,rrënjësisht,(togfj) fundëkrye (prej “fund e krye, kokë e këmbë),shqim.
28.Triumfalisht ( nga lat.”triumphale”,prej triumphús—ngadhënjim.It.trionflamente”) = ngadhënjimisht ( në mënyrë ngadhënjyese)krenarisht..
29.Disporporcionalisht (Fjalë e përbërë nga “dis.-gr “δῠσ “parashtesë që tregon mungesë..+ shih ndajfoljen “porporcionalisht”)=shpërpjsëtimisht ( në mënyrë të shpërpjesëtuar,në mënyrë jot ë drejtë port ë zhdrejtë )(fig.) padrejtësisht
30.Unanimisht ( nga lat.”unanimu” si fjalë e përbërë prej “únus”- një vetëm +animus-shpirt.It.”unanimente” dhe “unanimamente” )= njëzëri ( në mënyrë të njëzëshme) njëkohësisht,(togfj.)me një zë ( me një mëndje,me një gojë..)njëzëshëm,njëgojës (me një gojë )
31.Uniformisht ( nga lat.uniforme,It.uniformente) =njëlloj,barabar,(baras)njënjëshmërisht,mënyrë të njëjtë..)njëllojshmërisht,njëtrajtshmërisht(në mënyrë tërësore e njëtrajtshme),rrafshët,vijueshmërisht,(fig)qëndrueshmërisht,njëngjyrshëm..
32.Universalisht (nga lat.”universale”,prej univèrsus,,: it.universalemnte) = gjithkahshmërisht,gjithësisht,përgjithësisht,krejt,botërisht.
33.Sinqerisht (nga lat.”sincere”-ciltër, pastër,papërzier…It. sinseramente)= ciltërsisht (me zemër të hapur), ciltërsisht, ndershmërisht (pa rrena, në mënyrë të ndershme), (fig) hapur (zemër hapur), vërtetësisht, ciltas (ciltazi), (fig) pa të keq, (fig) miturisht (me ciltërsinë e një fëmije…), dlirësisht, padjallëzisht, pafajësisht, përzemërsisht, (fig) bardhësisht (ndajfoljezim I bardhë – i dëlirë).
34.Seriozisht (nga lat.”sèriu” – rëndë… Kjo ndajfolje është marrë nga nga fr. “serieusemènt” It.seriamente) = (togfj) me mend (me mencuri), maturisht (me maturi, me pjekuri), me urtësi (me mend në kokë), ndërgjegjësisht (me ndërgjegje), rreptësisht (me rreptësi, me përpikmëri…), (togfj) me gjithë mend (me pjekuri…), shumë…mjaft (tq.”koca” . Në shqip ka hyrë “koxha”…), përnjëmend (vërtetë, me të vërtetë), vërtetësisht, gjithmendshëm.
35.Ritmikisht (nga lat “rhythmicu”, prej gr. ρυθμικά It. ritmicamènte) = pandërprerëshmërisht (në mënyrë të pandërprerë, të njëkohëshme), sinjëherënjëherë (sikurse një herë ashtu edhe herën pasardhëse…), (togfj) pikë-pikë (pikë pas pike, kohë pas kohe, rrahje pas rrahjesh, theks pas theksesh, zhurmë pas zhurme, tingull pas tingujsh, hap pas hapi, dorë pas dore).
36.Maksimalisht (nga lat.”maxima”, që është sipërorja e magaus- i madh. It. massimamente) = (togfj) mbi të gjitha (sidomos, kryesisht), sipërisht (në mënyrë sipërore ndaj të tjerëve…), vecanërisht (në mënyrë të vecantë), caklartësisht (prej cak- majë…+lartësisht; lartësisht), epërsisht (në mënyrë më të epërmë), tejlartësisht, caklartësisht (prej cak+lartesi…).
37.Letrarisht (nga lat.”lettera”- shkronjë, germë…it. letteralmente)= letërsisht (në mënyrë letrare), (togfj) fjalë për fjalë (me përpikmëri, cik më cik, në kohë…), (fig) përpikmërisht; (fig) plotësisht, gjithësisht (it. totalmente. – Ne shqip ka hyrë totalisht- tërësisht.)
38.Penalisht (nga lat.”paenale” prej poena-dënim, ndëshkim, vuajtje, mundim, dhembje…It. penalmente.)= (drejt) dënimisht (në mënyrë të dënueshme, që të jap pasoja sipas drejtësisë: vuajtje, mundim, heqje, brengosje, pësim…), ndëshkimisht (ndajfoljezim i foljes “ndëshkoj”- dënoj), ligjërisht (mënyrë gjykimi sipas ligjit apo ligjeve).
39.Fatalisht (nga lat.”fatale”, rrjedhur nga “fatum”- i shkruar, i pashmangshëm…) = pashmangshmërisht, fatkeqësisht, pandreqshmërisht (në mënyrë të pandreqshme), (fig)mbrapshtisht (në mënyrë tërësisht të mbrapshtë); fatmjerisht (prej fat+ mjerisht. Në mënyrë të mjerueshme…), vdekësisht (në mënyrë të vdekshme, me humbje jete; vdekshmërisht), (fig) pamëshirshmërisht (në mënyrë të pamëshirshme), domosdoshmërisht, paracaktueshmerisht (prej para+ caktueshmërisht – ndajfoljezim i caktoj…Në mënyrë të paracaktuar, në mënyrë të shkruar nga Zoti), (ndjenjë…) tërheqësisht (ndajfoljezim i mbiemrit “tërheqës”), joshësisht (prej: joshës…)

Shkelqim Llanaj, Itali