Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-peqin ku traljeri ka përplasur mjetin tip “Benz” duke lënë të vdekur shoferin 64 vjeçar shtetasin Haxhi Bala.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit tip “benz” i ka prerë rrugën trajlerit duke bërë që përplasja të jetë fatale.

Njoftim i Plotë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Haxhi Bala.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit.