Një shtetas ukrainas ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur sot në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.
Makina tip kamionçinë ka dalë nga rruga rreth 200 metra larg tunelit të Skërficës dhe ka përfunduar në greminë duke shpërthyer në flakë.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ishte ngarkuar me lëndë djegëse solar. Forcat zjarrfikëse dhe policia mbërritën në vendngjarje, duke konfirmuar edhe vdekjen e shoferit 59-vjeçar, Andriu Khrustalov shtetas ukrainas.
https://youtu.be/3hP4NOik0hE




