Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Bulqizës. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka humbur jetë një i ri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi Bulqizë”. Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Ylli Rama, dhe pasagjer shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Esmerald Nika

Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi Esmarald Nika, ka ndërruar jetë në spital.

https://youtu.be/Ejyj8HVGXcY