DURRËS- Një aksident është regjistruar, pasditen e sotme në zonën e Durrësit, ku një makinë ka përplasur një të mitur.
Ngjarja është regjistruar në aksin “Maminas-Marikaj”, ku automjeti me drejtues 43-vjeçarin, e identifikuar me iniciale R. B., përplasi të miturin 3 vjeç. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit në Durrës.




