Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Policia ka njoftuar se një makinë tip smart, e cila drejtohej nga Haxhi Vraja, ka dale nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema, ndërsa shoferi është dërguar tek trauma ne gjendje shoku.

Shkak i aksidentit mësohet te jete shpejtësia dhe një kthese e forte në rrugë.