Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, duke marrë dëmtime të shumta.
Pas aksidentit, shoferi ka mbetur i bllokuar brenda mjetit i cili ishte dëmtuar, shumë por është nxjerrë me vështirësi nga zjarrfikësit, për t’u dërguar më pas në spital.
Mësohet se shoferi ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën





