Përplasje fatale mes dy mjeteve në Tiranë. Humbin jetën dy shtetas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”.

Në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.