Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjoricë -Fushë Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.

Sakaq, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për dy të vdekur, dhe 3 të plagosur. Lajmi konfirmohet nga policia.

Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre.