TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e para pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Astir këtë mbrëmje. Në video duket viktima e shtrirë në tokë, ndërsa pak metra larg tij qëndron makina që e ka përplasur. Një person afrohet pranë viktimës e më pas largohet sërish.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Unazën e Re në Astir këtë mbrëmje. Qytetari me inicialet P.M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një person, ende të paidentifikuar. Këmbësori ka ndërruar jetë në vend. Drejtuesi i makinës është shoqëruar për në komisariat.





