Një aksident ka ndodhur orët e para të mbrëmjes në Korçë.

Një automjet tip “Hyundai’ doli nga rruga në aksin Korçë-Drithas, në Maliq, sapo kalon urën e këtij fshati.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, të cilët u dërguan për në spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.