KURBIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Laç-Mamurras. Mësohet se nga aksidenti një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën për shkak të plagëve të shumta që ka marrë, ndërkohë që ka mbetur i lënduar një person tjetër. Ende nuk dihet cili është shkaku i aksidentit. Ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.
Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
