Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, ku 46-vjeçarja Alketa Lazaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur e plagosur vetë ajo, nëna e saj, Vitori Lazaj, 70 vjeçe, si dhe kunati, Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali. Tre të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
https://youtu.be/_IlUJZv4ISE
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





