DIBËR- Një aksident ka ndodhur në aksin Peshkopi-Maqellarë ditën e sotme. Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nuk dihet shkaku i përplasjes, ndërkohë që nga aksidenti janë 2 persona të lënduar. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Informacion paraprak Me datë 17.12.2023, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.