BERAT- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Mësohet se një makinë tip Benz është përplasur në një kryqëzim me dy makina të një filiali banke.

Pas përplasjes drejtuesi i mjetit tip Benz ka tentuar që të largohet nga vendngjarja por është kapur pas disa minutash nga policia. Drejtuei i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se ky ka qenë shkaku i aksidentit. Por fatmirësiht nuk ka pasur persona të lënduar nga përplasja por vetëm dëme materiale.