BERAT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së” në Berat, ku një motor është përplasur me një makinë. Goditja ka qenë e fortë, aq sa motori pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është ndarë më dysh.

Fatmirësisht, drejtuesi i motomjetit Kujtim Mbrakulli ka shpëtuar pa lëndime. Sipas burimeve në vendngjarje, bëhet me dije se shkak për aksidentin ka qenë lëvizja e motorrit,që i ka prerë rrugën makinës, gjatë hyrjes në kthesë.

Pa lëndime ka shpëtuar edhe drejtuesi i makinës së përfshirë në aksident. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.