KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se një makinë ka përplasur një çiklist, 79-vjeçar. Çiklisti është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që drejtusja e mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë mbi ngjarjen.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”, Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar biçiklistin M. A., rreth 79 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.





