LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se një makinë në autostradë ka përplasur për vdekje të kalimtare, e cila dyshohet se ishte endacake.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, apo shkaqet e aksidentit. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Dushk, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi O. Gj., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.