LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti është plagosur një e moshuar 65-vjeçare. E moshuara është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në fshatin Dushk, automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.