Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit.
Bëhet me dije nga informacionet paraprake se janë përplasur 2 automjete. Për pasojë janë plagosur disa persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e 2 personave të bllokuar në njërin prej automjeteve.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/sn0LQY1O4CU” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në autostraden “Rruga e Kombit”, në zonën e Rrëshenit, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura ( familje), banuesë në Shëngjin, Lezhë, me mjetin tip “BMW” ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S. banuese në Kosovë.
Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





