ELBASAN- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidneti. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan. Mësohet se kalimtari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një makinë.
Ai ka gjetur vdekjen në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është zhdukur nga vendngjarja bashkë me mjetin. Policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi; Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.





