Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë.Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të këtij aksi.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të tunelit duke ardhur nga Elbasani për në Tiranë, ku bëhet me dije se një prej automjeteve ka hyrë me shpejtësi në korsinë tjetër duke i prerë rrugën automjetit tjetër, dhe duke shkaktuar përplasjen.

Dyshohet se si pasojë e përplasjes ka 3 persona të plagosur, teksa mësohet se tre ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjares, po ashtu edhe policia.

Përplasja e dy automjeteve, ka krijuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor, teksa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.