Dy fëmijë shqiptarë, të moshës 11 dhe 8 vjeç, Rejana dhe Resat Hyseni, të cilët humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik rrugor përgjatë Via Emilia në Cade, ishin nga Parma.
Sipas mediave vendase, dy fëmijët, në fakt, jetonin në qytetin e Parmës me prindërit e tyre, ndërsa djeje, rreth orës 20:00, ata ishin në makinë me motrën e tyre 22-vjeçare Shane Hyseni, e cila humbi jetën në aksident së bashku me djalin e saj Mattias Lame, një vjeç e gjysmë.
Rejana dhe Resat Hyseni ndiqnin shkollën fillore në Institutin Gjithëpërfshirës Albertelli-Newton dhe shkolla publikoi një mesazh në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm.
“Dy nxënës, vëllai dhe motra e vogël, që nga sonte janë në parajsë. Engjëjt në tokë dhe tani në përjetësi”-shkruhej në postim.
Sipas informacioneve fillestare, dy fëmijët kishin shkuar për darkë me motrën e tyre të madhe në Reggio Emilia dhe po ktheheshin në Parma. Përgjatë Via Emilia, teksa për pak arrinin në qytet ndodhi përplasja e dhunshme me një shtëpi të pabanuar.
Aksidenti ka ndodhur në zonën Reggio, pranë qytetit të Cade ku në timonin e Fiat Stilo ishte partneri i Shanes, 30-vjeçaro Orjol Lame i shtruar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin Reggio Emilia.