ATHINË – Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në kryeqytetin grek i ka marrë jetën një të reje shqiptare. Viktima është identifikuar si Izabela Kuteli, 22 vjeç, me origjinë nga Dukati i Vlorës.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin shqiptar në Greqi dhe në vendlindjen e saj. Familjarët, bashkëfshatarët dhe miqtë kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale.
Izabela u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një boshllëk të madh tek ata që e njohën. Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e aksidentit.






