GRAMSH-Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në Gramsh. Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Masha. Mësohet se një 60- vjeçar i identifikuar me emrin Hekuran Perfundi ka humbur jetën. Ai ishte duke udhëtuar me një makinë tip ‘Ford Focus’, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në këtë zonë.

Nga të dhënat paraprake mësohet gjithashtu se si pasojë e aksidentit 2 të mitur, nipi dhe mbesa e viktimës, përkatësisht të identifikuar me emrat Aneda Perfundi 11 vjeçe dhe Eni Perfundi 7 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende detajet lidhur me aksidentin ose shkaqet e tij. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur të plotë ngjarjen.