Një aksidenti i trishtë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin Cërrik-Belësh. Një automjet ka marrë përpara tufën me bagëti duke shkaktuar vrasjen e disa krerë me dele.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shalës.
Mjeti që po udhëtonte në këtë aks rrugor u përplas me kopenë. Por edhe pse është përpjekur të frenojë, disa krerë bagëti kanë hyrë nën rrota duke ngordhur menjëherë në vendngjarje.
Ngjarja ka prekur tej mase pronarët.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.