Jepet vendimi për Rexhina Çelhakën.
Gjykata ka vendosur burg pa afat për 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, e cila shkaktoi aksidentin me 5 viktima të enjten e kaluar në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në vendin e quajtur Qafë-Muzinë.
Nga aksidenti mbetën edhe katër persona të plagosur, përfshirë këtu dhe vetë Çelhakën, e cila ishte duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” në momentin e përplasjes fatale me furgonin e linjës Tiranë-Sarandë.
Celhaga është transportuar në ambientet e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale në Tiranë pranë burgut të grave.