ITALI- Prokuroria ka nisur hetimet mbi aksidentin tragjik që i mori jetën 22-vjeçares Shane Hyseni, djalit të saj të mitur, Matias dhe motrës së saj të vogël Rejana Hyseni, 9 vjeç dhe vëllait Resat Hyseni, 11 vjeç. Hetimet kanë nisur për të zbuluar të gjithë dinamikën e aksidentit. Trupat e pajetë do të vijnë në Shqipëri për tu prehur në Durrës nga dhe kanë origjinën.
Aksidenti tragjik ndodhi të dielën e 30 tetorit 2022 në Regio Emilia. Rejana dhe Resat kishin shkuar tek motra, dhe së bashku kishin dalë për të ngrënë jashtë në një restorant sushi në qytet. Makina Fiat Stilo e cila drejtohej nga 32-vjeçari Orjol Lame duket që ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara përndryshe nuk shpegohet përpasja fatale që shkaktoi edhe shembjen e murit të banesës së pabanuar. Bordura e trotuarit duket ka luajtur si trampolin që makina të ”fluturojë” dhe të përplaset me murin pa e prekur fare trotuarin.
Prokuroria e Regio Emilias ka hapur dosjen “vrasje në rrugë” ndërkohë që 32 vjeçari Orjol Lame ndodhet në terapi intensive në spital. Ka dyshime se i vogli të ketë qenë në prehrin e mamasë së tij dhe jo në sediljen e posaçme siç përcakton kodi rrugor.
Makina rezulton se nuk ishte e siguruar dhe nuk ishte në pronësi të 32 vjeçarit por e një shtetasi Italian i cili është thirrur për tu marrë në pyetje./Burimi: Corriere.dibolognia.it