TIRANË-Dy fëmijë, 10 dhe 11 vjeç, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë pasi janë përplasur nga një makinë. Policia bën të ditur se rreth orës 19:40, në qendër të Rrogozhinës, ku një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy fëmijët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa policia po punon për identifikimin e drejtuesit të makinës që shkaktoi aksidentin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qëndër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.