Aksidentohet me vdekje i riu në Elbasan.
Fiori Sula 20 vjeç, mbeti i vdekur pasi u përplas nga një mjet në unazën jugore të Elbasanit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:25, në nënkalimin e urës së trenit, vend ku kanë ndodhur dhjetëra aksidente me vdekje në këto vite.
Një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin Fiori Sula rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
I riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
https://youtu.be/7gxXJM9NcCQ





