Mesfushori i skuadrës italiane Udineze, Uollas Souza ka shpëtuar mrekullisht nga një aksident i frikshëm, i cili mund të kishte qenë fatal.
Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Viale Venezia në Udine, pasi makina me të cilën futbollisti po lëvizte doli nga rruga duke u përmbysur, më pas duke shpërthyer në flakë.
Raportohet se lojtari ka dalë nga makina para shpërthimit me ndihmën e disa kalimtarëve të rastit, fatmirësisht pa asnjë dëmtim.
Megjithatë për t’u siguruar ai u transportua në urgjencë për kontrolle të detajuara. Ai do të mungojë për disa kohë dhe do të rikthehet sa të rikuperohet plotësisht.