Duket se kinematografia shqiptare është rikthyer fuqishëm këto kohët e fundit. Si fillim Ermal Mamaqi me filmat dhe serialin e tij, më pas Luizi si protagonist i “Në kuadër të dashurisë” e tani edhe Noizy në filmin e Blerim Destanit, “Trouble shooters”.

Duket se kjo nuk i pëlqen edhe aq shumë aktorit të njohur Neritan Liçaj, i cili së fundmi ka ironizuar paksa me stil dhe me humor (sipas tij) filmat e fundit.

“Unë e bona një film (si aktor), ermali me edin po, luizi po, noizy po e bo. Presim vetëm të boj film Mandi Nishtullës dhe ka lezet. Po s’na e tha ça do të thotë sarile?! Pak humor pa të keq.” – shkruan Neritani në postimin e tij.

Kështu si indirekt, mos po kërkon Neritani të thotë që filmat e fundit janë bërë si “tallava” dhe të pakuptueshëm? Këtë nuk e dimë…