Në një solemnitet të veçantë në qendrën kulturore “Aleksandër Mosiu”, bashkia e Durrësit ka nderuar aktorin e ndjerë Xhevdet Ferri, duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.
Në ceremonin morën pjesë shumë kolegë aktorë, bashkëpunëtorë, miq dhe famijarë, në kujtim dhe respekt të artistit.
Kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, i dorëzoi titullin vajzës së aktorit, me një motivacion të ngrohtë, duke e vlerësuar si personalitet të shquar në shumë fusha, duke përfshirë artin, kulturën, edukimin dhe angazhimin politik në favor të qytetit të Durrësit.
Në këtë ceremoni të ndjeshme, aktorët e tjerë kanë ndarë kujtime dhe respekt për kontributin e tij të shquar në skenë dhe ekran.
Me humbjen e tij para katër vitesh, arti dhe kultura humbën një figurë të shquar, që ka lënë pas një trashëgimi të pashtershme me shumë filma nga viti 1980 e në vazhdim.