Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali, autori një bashkëatdhetar

Itali, 7 prill 2025 – Një 43-vjeçar shqiptar, Vladimir Topjana, është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin italian të Fontanafredda. Ngjarja ndodhi pranë një lokali të mbushur me njerëz për ndeshjen Roma–Juventus.

Sipas mediave italiane, Topjana ndodhej me një të afërm kur disa persona mbërritën me një Audi të bardhë. Pasi debatuan ashpër me viktimën, ata u zhvendosën në një hapësirë mes dy bizneseve aty pranë, ku konflikti përfundoi në tragjedi. Autori qëlloi tre herë me armë, duke e goditur Topjanën në kokë dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia tha se në vendngjarje ishte edhe kunati i viktimës, i cili fillimisht nuk kuptoi se çfarë po ndodhte, ndërsa pak më pas mbërriti edhe djali i tij. Viktima frekuentonte shpesh zonën pasi aty jetonin disa të afërm të tij.

Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, u arrestua disa orë pas krimit. Shkaqet e konfliktit mes tyre mbeten ende të paqarta.

Albanian man shot dead in Italy, perpetrator is a compatriot

Italy, April 7, 2025 – A 43-year-old Albanian man, Vladimir Topjana, was shot and killed last night in the Italian town of Fontanafredda. The incident occurred near a crowded bar where people had gathered to watch the Roma–Juventus football match.

According to Italian media, Topjana was with a relative when several individuals arrived in a white Audi. After a heated argument, they moved to a space between two nearby businesses, where the conflict escalated fatally. One of the men pulled out a firearm and shot three times, hitting Topjana in the head and killing him instantly.

Italian police reported that the victim’s brother-in-law was nearby but did not immediately understand what was happening. The victim’s son arrived shortly after. Topjana was known to frequent the area, as he had relatives living there.

The alleged shooter, a 30-year-old Albanian, was arrested a few hours later. The motive behind the deadly argument remains unclear.