Një nga aplikacionet më të përdorura në të gjithë globin ka rënë dhe nuk mund të operohet përmes tij. Bëhet fjalë për Whats App. Me këtë aplikacion nuk dërgohen mesazhe.

Prej thuajse një ore të gjithë përdoruesit nuk arrijnë të komunikojnë. Fakti që ky aplikacion përdoret nga një numër i madh njerëzish edhe për punë, ka shkaktuar një “block-out” total.

Lajmin e konfirmojnë edhe mediat botërore, çka do të thotë se ky nuk është një problem vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën. Siç dihet, Whats App është pjesë e grupit Meta.