TIRANË- Mes Arbana Osmanit dhe vëllezërve ‘Veshaj’ duket se ka ende tension.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ‘Big Brother VIP’ duket qartë se marrdhëniet mes tyre kanë arritur në një pikë që të bëjnë ‘unfollow’ njëri-tjetrin.

Donaldi kishte disa muaj që nuk e ndiqte në rrjete sociale Arbanën ndërsa Romeo e ndiqte. Por si duket moderatorja ka vendosur që mos të ndjekë asnjërin nga binjakët në Instagram.

Nga një vëzhgim në llogaritë e tyre në Instagram as moderatorja nuk i ndjek Donaldin me Romeon dhe as ata të dy Arbanën kjo ka bërë që në rrjete sociale të përflitet për një sherr të ri në sfond.