TIRANË- Ardit Gjebrea, producenti dhe prezantuesi i festivalit ‘Kënga Magjike’ ka reaguar pas akuzave të ngritura nga këngëtari Endri Prifti, i cili u shpreh se fituesja do të jetë Marsela Çibukaj, e cila është paracaktuar 5 muaj para, sipas tij. Prifti gjithashtu pretnedonte se ishte ‘përjashtuar’ nga ky konkurs.
Në një reagim në Instastory, Gjebrea nuk u është përgjigjur akuzave për emrin e fitueses, por për ‘ankesën’ e bërë nga Prifti për mungesën e tij në këtë festival. Gjebrea thotë se këngëtari nga Korça nuk e ka dorëzuar këngën brenda afateve, nuk ka resktuar rregulloren e festivalit dhe ndaj nuk do të marrë pjesë në këtë konkurs.
“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë? Pranimi u mbyll në 24 Maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe,”- shkruan Gjebrea.
Akuzat e Priftit, Gjebrea tregon pse u ‘përjashtua’ nga
Statusi i Ardit Gjebresë
Këngëtari Endri Prifti shkruante një ditë më parë se fituesit e festivalit të “Këngës Magjike” dhe “Festivalit Kombëtar” janë vendosur pesë muaj më pare, në një kohë që konkurset nuk kanë nisur ende. Sipas tij, fituese e “Këngës Magjike” do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa “Festivalin Kombëtar” do e fitojë Noizy në bashkëpunim me Eugent Bushpepën.