A Po Përdorim Pajisje DPI për Të Përgjuar? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike Shpjegon Funksionin e Pajisjeve DPI
Shqipëri, 5 Prill 2025
Pajisjet DPI (Deep Packet Inspection) të instaluara në rrjetet e komunikimit të Shqipërisë nuk janë të lidhura me ndonjë përgjumë të telefonëve dhe kompjuterëve të qytetarëve. Ato janë të dizajnuara për të bllokuar platforma si TikTok dhe për të siguruar një nivel më të lartë mbrojtjeje kibernetike, siguroi drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa.
“Dua t’i qetësoj të gjithë qytetarët se 100% e trafikut të internetit është i inkreptuar. Protokollet e inkreptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacioneve të ndjeshme, si kush komunikon me kë dhe çfarë mesazhesh kanë shkëmbyer,” tha Tafa.
Në Shqipëri janë instaluar gjithsej shtatë pajisje DPI, të cilat përdoren nga kompanitë celulare dhe ofruesit e shërbimit të internetit për të mundësuar bllokimin e TikTok-ut. Megjithatë, këto pajisje luajnë edhe një funksion tjetër shumë të rëndësishëm: ato rrisin sigurinë kibernetike duke parandaluar sulmet e mundshme nga hakerat.
“Te teknologjia DPI është një mundësi shumë e avancuar për të identifikuar dhe bllokuar aktivitetet që përbëjnë kërcënim, si bllokimi i TikTok. Kjo është pjesë e një faze të dytë të bllokimit, pasi faza e parë përfshinte nivelin e domeneve dhe IP-ve,” shpjegoi Adriano Lleshi, drejtor i Analizës së Sigurisë Kibernetike në AKSK.
Përveç kësaj, Lleshi theksoi se përdorimi i pajisjeve DPI nuk do të vazhdojë për një kohë të gjatë. “Bllokimi në nivel DPI do të zgjasë deri në një vit, deri sa të arrijmë një marrëveshje me TikTok për të vendosur filtrat e nevojshëm që ndalojnë bullizmin kibernetik,” shtoi ai.
Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, vjedhja e të dhënave personale dhe sulmet kibernetike janë bërë një shqetësim i madh. Pajisjet DPI janë një mjet i fuqishëm për të mbrojtur përdoruesit nga këto rreziqe.
Are We Being Spied On? The National Cybersecurity Authority Explains What DPI Devices Are
Albania, April 5, 2025
The DPI (Deep Packet Inspection) devices installed across Albania’s communication networks are not used to spy on citizens’ phones and computers. Instead, they are designed to block platforms such as TikTok and enhance cybersecurity, reassured the Director-General of the National Cybersecurity Authority (AKSK), Igli Tafa.
“I want to reassure all citizens that 100% of internet traffic is encrypted. Encrypted protocols make it impossible to view sensitive information such as who is communicating with whom and what messages they are exchanging,” Tafa said.
A total of seven DPI devices have been installed in Albania, used by mobile companies and internet service providers to block TikTok. However, these devices also serve another crucial function: improving cybersecurity by preventing potential cyber-attacks.
“DPI technology is a very advanced tool that allows us to identify and block threats, such as blocking TikTok. This is part of a second phase of blocking, as the first phase involved domain and IP-level blocking,” explained Adriano Lleshi, Director of Cybersecurity Analysis at AKSK.
Additionally, Lleshi emphasized that the use of DPI devices will not continue indefinitely. “DPI blocking will last up to one year, until we reach an agreement with TikTok to implement the necessary filters to prevent cyberbullying,” he added.
In an increasingly digital world, data theft and cyber-attacks have become significant concerns. DPI devices provide a powerful tool to protect users from these threats.





