Forcat e armatosura të Ukrainës kanë shpërndarë rrëfimin e një ushtari 23-vjeç i identifikuar si Maksim, i cili është pjesëtar i brigadës Konstantin Ostroshk.

‘Maksim prej tre vitesh është përgatitur për këtë moment’, thonë kolegët e tij.

“Gjatë tërë kohës është trajnuar me të gjitha armët anti-tank që ka në dispozicion Ukraina – qofshin ato të montuara në mjete të blinduara apo edhe ato që barten në kraharor.

Së fundmi ka përdorur edhe armën e forcave të huaja e njohur si NLAW. Falë kësaj arme, tanket ruse në Svetlodar do të shndërrohen në një grumbull hekurishtesh”, kanë bërë të ditur nga ushtria ukrainase.

Ky ushtar 23-vjeç, filloi shërbimin ushtarak në vitin 2019.

“Mund të shkatërrojmë deri në pesë tanke për pesë minuta, pa pasur ndonjë problem”, thotë Maksim me krenari.