Shërbimet e policisë në Lezhë, kanë shtuar kotrollet për zbulimin dhe kapjen e cfarëdolloj forme të paligjshme .Së fundmi nga informacionet e siguruara kane kapur nje tjeter rast armëmbajtje pa leje .

Pra është arrestuar shtetasi S. L., 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Është ndaluar nga policia , në aksin rrugor Lezhë-Milot, duke drejtuar automjetin tip “Audi”. Gjatë kontrollit shërbime e policis kane gjetur në anën e shoferit, te xhepi I automjetit armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.