DURRËS- Katër efektivë të komisariatit të Manzës janë pezulluar nga detyra, pasi kanë lejuar që të largohet nga banesa e tij Afrim Kila, për të cilin Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”. 39-vjeçari është larguar nga banesa që ndodhet në zonën e Manzës, menjëherë sapo Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e ka cilësuar fajtor për akuzën e vrasjes dhe e ka dënuar me 16 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020 në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku Kila goditi me mjete të forta D. (P). K., dhe më pas e përplasi në rrugë me automjet. Viktima si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë: Parkimi publik i Durrësit po ndërtohet pa leje ndërtimi! Hekurudha s’ka kaluar truallin në pronësi të bashkisë! Investimi i qeverisë me vlerë 503 mln lekë. -Inspektorë B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës; -Inspektor S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë. 4 punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyrat, pasi kanë qenë me shërbim, kur është larguar nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj, shtetasi A. K., për të cilin Gjykata e Apelit, Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Ndërkohë, AMP-ja ka iniciuar hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive”, njofton policia.





