GREQI- Mbi 10 kg heroinë janë sekuestruar gjatë një operacioni të policisë greke në Athinë. Policia ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshave; 29 dhe 34 vjeç si dhe ka sekuestruar 10 kg 879 gram heroinë, të ndarë në 21 pako.

Policia greke konstatoi se 34-vjeçari ka përdorur si “mbulesë” punën e tij si taksist për trafikun e lëndëve narkotike, raporton ‘Iefimerida.gr’.

Nga hetimet e kryera, janë gjetur dhe konfiskuar:

-Qese me 15 pako najloni që përmbanin heroinë, me një peshë totale bruto prej 7762 gram.

– Pajisje për riformulimin e barnave (pajisje me vakum dhe riformulim elektronik, 2 rrotulla mbështjellëse filmi najloni, 2 trazues elektrik, çekiç, 2 vegla për shoshitje metalike, 2 enë plastike gjithashtu dhe shumë ambalazhe najloni)

-3- automjete

-190- euro

-4 telefona celularë