Ditën e sotme është arrestuar 41-vjçeari pranë Hasit, tentoi të kalonte kufirin, e ku në bagazhin e makinës është gjetur një armë sportive gjahu.

Sipas burimeve raportohet se shtetasi I.M banues në Kukës, po udhëtonte me një makinë të tipit Benz, e gjatë kontrrollit të policis kufitare Qafë Prush, Has, u gjetën në bagazh një armë sportive dhe municion për këtë lloj arme (të cilat I mbante pa leje).
Këto të fundit u sekuestruan bashkë me automjetin si prova materiale të ngjarjes.

Në perfundim Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.