Greqi- Arrestohet pas 6 vitesh kërkim një shqiptar i dënuar nga Gjykata e Apelit e Athinës. me katër vjet e gjashtë muaj burg për vrasje në Greqi.
Shqiptari akuzohet për vrasjen e një 30-vjeçari afgan në sheshin Atika, më 11 dhjetor 2016. Viktima po argëtohej në një klub nate në zonë kur ishte i dehur duke debatuar me tre shqiptarë.
Në momentin që po hynte me shoqërinë e tij në një lokal, ai u qëllua nga shqiptari, i cili ishte nën shoqërinë e dy miqve të tij.
Një vit më vonë, vrasja u zbardh nga Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit të Atikës dhe një 27-vjeçar u arrestua në Peristeri, ndërsa bashkëmoshatari i tij tashmë ishte i burgosur për krime të tjera dhe 29-vjeçari kishte arritur të arratisej jashtë vendit. Më pas u zbulua se shqiptari kishte një rol drejtues në një organizatë kriminale që trafikonte drogë dhe emigrantë të paligjshëm, ndërsa akuzohej edhe për qarkullim të kartëmonedhave të falsifikuara.
Pavarësisht kërkimeve të pafundme, shqiptari endej i lirë./ Protothema.gr