Tiranë- Arrestohet Armando Papa , 31-vjeçari nga Fushë Kuqja është kapur nga uniformat blu , e ku 41.7 kg heroin është gjetur në bagazhin e automjetiti të tij. Ai u ndal nga policia ne rrethrrotullimin e aeroportit Rinas dhe në bagazhin e makinës i është gjetur e fshehur lënda narkotike e ndarë në 62 pako. Gjatë marrjes në pyetje I riu nuk ka folur, nuk dha informacion për destinacionin e ketyre pakove . Në kërkim është shpallur bashkëpuntori tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.






