Ka përfuduar në pranga doganieri 46 vjeç,gjatë orarit të punës në portin e Vlorës, lejoj të kalonin mallra kotrabandë kundrejt rryshfetit.

Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18 prill të vitit të kaluar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.