Një 26-vjeçare nga Kolumbia, është arrestuar nga policia sapo zbriti në aeroportin e Rinasit. Në vijën e dytë të kontrollit , pikën e kalimit kufitar Rinas , mësohet se në çantën e saj te dorës është gjetur një sasi kanabisi.
E reja me inicialet C.J., përfundon në pranga.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale





