KUKËS- Ish-kryebashkiaku i Kukësir Safet Gjici është arrestuar nga policia. Mësohet se Gjici është vënë në pranga ditën e sotme në një lokal poshtë shtëpisë së tij në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë. Gjici akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv. Ndërkohë që sot është zbatuar vendimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar për ta vënë në pranga.
Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale





